Një derbi brenda familjes kishte në ditën e djeshme, teksa Greg Rama ishte i ftuar në emisionin sportiv “Paso”. Shumë pyetje të bëra për djalin e kryeministrit të Shqipërisë, i cili ka treguar arsyet e tij se përse mbështet Tiranën. Kur bëhet fjalë për xhaxhain e tij, drejtorin sportiv të Partizanit, Greg Rama e komenton si një zgjedhje mbi ideologjinë. Ndërkohë zbulohet se Edi Rama është një mbështetës i Dinamos që po vuan prej vitesh dhe kërkon ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.
“E para, Tirana është persekutuar 50 -vjet nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme, e dyta Tirana është identitet dhe nuk është ideologji dhe meqenëse xhaja im ka zgjedhur ideologjinë, unë do të mbaj identitetin, se ‘baba’ është jashtë loje, ngaqë Dinamon e mori lumi…. (qesh) dhe e treta se pse jam me Tiranën është se më pëlqejnë lojtarët e huaj të veshur me fanellën bardheblu.
Thirrjet “Rama ik”? (qesh) Nuk më vjen mirë, por duhet ta pranojmë që jemi në demokraci, këtë ja them edhe vetes edhe shokëve të mi. Mendimi është i lirë”, u shpreh Greg Rama. /Sport Ekspres/