Tirana është “flakë” me Egbon! Celhaka: Të shohim për premion pas Laçit, në derbi nuk ishte nevoja

Tirana është “flakë” me trajnerin provizor Egbo që në 3 ndeshje ka grumbulluar 9 pikë. Këtu futet edhe derbi me Partizanin, atje ku u thye mallkimi prej 5 vitesh pa fituar në një përballje direkte. Ndërkohë i pranishëm në emisionin e “Ora Sport”, ishte mesfushori i talentuar, Jurgen Celhaka. Ky i fundit ka prekur pak temën e ish-trajnerit Ahmataj, por edhe të premios që pritet pas fitores me Laçin.

“Mendoj se me profesor Julin rezultatet kanë qënë ato që kanë ndikuar negativisht, pasi bëmë 3 barazime rrjesht dhe një humbje. Nuk kishim harmoninë në grup. Rezultatet ishin ato që sjellin harmoninë në grup dhe mendoj se me fitimin e derbit, harmonia u kthye. Kemi marrë premio, por në derbi nuk ka nevojë për premio.Të shikojmë nëse kemi premio edhe pas fitores në ndeshjen ndaj Laçit. Nesër do të kemi darkën e fundit të vitit dhe të shikojmë”, tha Celhaka. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online