Janë luajtur sot ndeshjet e para play-off në grupin B në Kategorinë e Parë.
Asnjë surprizë, Tirana ka fituar lehtësisht në Pogradec, 3-0, me gola nga Ngo, Greca dhe Halili, duke ruajtur kreun.
Më e fortë sfida në Fier, ku sfida Apolonia – Bylis u parapri nga polemika pa fund. Triumfoi Bylisi, me një gol nga kapiteni Shosha 5 minuta para fundit, me 11-metërsh.
Ndërkaq, në zonën play-out Shënkolli thuajse e ka siguruar mbijetesën, sepse ka mundur sot 4-3 Turbinën, në një ndeshje plot emocione. Miqtë barazuan dy herë, por në fund Shënkolli ia doli të merrte fitoren e artë.
Në ndeshjen tjetër, Shkumbini ka mundur 1-0 Ilirinë dhe shkon në kuotën e 10 pikëve, duke u ngjitur ndjeshëm me renditje.