Tirana ka luajtur sot miqësoren e dytë në fazën përgatitore që po zhvillon në Antalia.
Ashtu si para pak ditësh, edhe sot bardheblutë kane barazuar, këtë radhë 2-2, ndaj SKA Habarovskit, skuadër e Premier Ligës ruse.
Skuadra nga lindja e largët është e fundit në kampionatin rus, por ishte një test mjaft serioz Për Tiranën, që bëri figurë mjaft të mirë.
Fillimi ishte shokues për Tiranën, që e nisi me formacionin titullar nga mesfusha e lart, por pësoi dy gola, me minutat 2 e 7.
Megjithatë, reagimi i skuadrës së Ze Marisë ishte fantastik, sepse Sentamu shkurtoi në minutën e 22-të dhe Aston Daja barazoi në minutën e 36-të.
Në pjesën e dytë shumë ndërrime dhe asnjë gol, me Tiranën që mund të konsiderohet mjaft e kënaqur me barazimin.
TIRANA: Abibi, Cake, Bishaj, Hoxhallari, Kërçiku, Mauexhe, Daja, Karabeci, Greca, Sentamu, Ngoo