Sezoni 2017/18 mbyllet sot me një finale të madhe mes Liverpulit e Real Madridit, prej nga do të shpallet mbreti i ri i Europës.
Asnjë nga këto dy skuadra nuk ka regjistruar sukses në kampionatet apo kupat përkatës e këtë sezon, ndaj fare mirë triumfi sot mund të quhet edhe shpëtimi i sezonit.
Interesante është se futbollisti më i interesuar për finalen e sotme, përveç atyre të Liverpulit e Realit, është Filipe Kutinjo.
Braziliani mund të bëhet fituesi i vetëm i Tripletës këtë sezon, pasi në janar shkoi nga Liverpuli të Barcelona dhe atje fitoi kampionat e kupë Spanje.
Tani Kutinjo quhet anëtar i Liverpulit dhe merr medalje kampioni Europe nëse The Reds triumfojnë sonte. Një arsye madhore për të qenë tifozi numër 1 i ish-skuadrës së tij për Kutinjon, i cili ka ende një lidhje të fuqishme me Liverpulin.