Gjatë ndeshjes mes Partizanit e Luftëtarit, në minutat e para të saj, një ngjarje e çuditshme ka ndodhur, me një tifoz që është futur nga tribuna qendrore e “Selman Stërmasit” dhe është futur në fushë, duke hedhur një fanellë të Partizanit, me emrin e Trashit.
Më pas tifozi u largua qetësisht në tribunë, ndërsa një zyrtar i Partizanit u fut në fushë, mori fanellën dhe ia ktheu.
Situatë tragjikomike: tani mund të futesh në mes të ndeshjes dhe të bësh ç’të duash, rëndësi ka që policia të mos lejojë futjen e ujit, monedhave, çakmakëve, çadrave, lugëve dhe syzeve. Vend i çmendur!