Tifozët thërritën e emrin e Putinit kundër Dinamos së Kievit, kreu i Fenerbahçes: Të na kërkojë Ukraina fajle, jo ne

Fenerbahçe u eliminua nga Champions League pas humbjes së fundit 1-2 kundër Dinamos së Kievit. Tifozët turq nuk e kanë pritur mirë golin e ukrainasve dhe i provokuan duke thërritur në kor “Vladimir Putin”. Sigurisht që një veprim i tillë ka marrë jehonë të gjerë, duke detyruar edhe presidentin e Fenerbahçes të flasë në lidhje me këtë çështje.

I pyetur nëse do të kërkojë falje ndaj Ukrainës, Ali Koç është përgjigjur negativisht. Sipas tij, është Ukraina ajo që duhet të kërkojë falje për deklaratën e Ministrit të Jashtëm për shprehjen: “E mundëm Putinin në Stamboll”, duke iu referuar rezultatit të ndeshjes. Presidenti i Fenerbahçes e ka bërë të qartë se qendrimi në një moment adrenaline 20 sekonda pas golit të pësuar nuk është i njëjtë me atë të klubit që ai drejton.

“Ne nuk do t’i kërkojmë falje Ukrainës. Unë do t’ju shpjegoj pak më vonë pse nuk do ta bëjmë. Nëse shikoni deklaratat e padrejta të zëdhënësit dhe ambasadorit të Ukrainës për punët e jashtme, ata duhet të na kërkojnë falje. Ju ndoshta nuk keni marrë pjesë në ndeshje dhe jeni ndikuar nga puna e tifozëve rivalë në rrjetet sociale, të cilët janë të gatshëm për çdo gjë në media. Është fyerje për klubin sportiv Fenerbahçe nga ana juaj, që na kërkoni të kërkojmë falje“, ka deklaruar Ali Koç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *