Redi Jupi ishte i ftuar në “Procesi Sportiv” ku ka folur për derbin mes Partizani dhe Tiranës. Teksa kritikon tifozët për mënyrën sesi e ndërprenë ndeshjen në disa raste, nga ana tjetër Jupi thekson se për nivelin e ofruar në fushën e blertë, derbi i kryeqytetit ka të njëjtën vlerë sa edhe një përballje mes Egnatia-Erzeni apo Erzeni-Bylis.
“Kjo ndeshje nuk i respektoi pritshmëritë. Ka shumë vite që ndodh kështu. Ka shumë interes për këtë takim edhe nga njerëz që nuk e shohin futbollin gjithmonë. Tifozët e kanë penguar derbin, nuk po them e shëmtuar, por ta ndërpresësh 5 herë një ndeshje të tillë është e rëndë, prish ndeshjen.
Duhet të ketë organizim më të mirë që të mos kenë flakadan me vete në stadium. Ka disa vite që teknikisht Tirana-Partizani nuk ofron asgjë më tepër se Egnatia-Erzeni apo Erzeni-Bylis. Duhet ta ngremë këtë ndeshje në interes të publikut”, tha Jupi. /Sport Ekspres/