Tifozët në stadiume, Mezani: Në Kosovë nuk shajnë, isha për të parë Flamurtarin dhe ishte braktisur

Gentian Mezani është një nga trajnerët më të suksesshëm në Kosovë. I ardhur nga shumë aventura nga Superiorja, shkoi sërish në një tokë shqiptare, por këtë herë me Gjilanin. Ecuria ka qenë shumë e mirë dhe aktualisht gjenden në vendin e dytë, duke luftuar për titullin kampion.

I ftuar te “Zona Gol”, Mezani ka treguar edhe ndryshimin mes kampionatit në Kosovë dhe atij në Shqipëri, sa i përket ekipeve që ka drejtuar në karrierë.

“Presioni është i madh kudo që të shkosh. Por nëse flasim për një ndryshim, këtu në Kosovë nuk të ndërhyn presidenti i klubit apo faktorë të jashtëm. Madje edhe kur humbet, ka shumë motivim për futbollistët, ndryshe nga ekipet që kam drejtuar në Shqipëri.

Tifozeria këtu në Kosovë është shumë prezente në stadium. Unë dua të bëj thirrje edhe tifozëve në Shqipëri që ekipi mbështetet jo vetëm në situatë të mirë, por sidomos duhet të bëhet kjo gjë në moment të keq. Kjo ka ndodhur te Gjilani, ka ardhur në stadium kur ne ishim në zonën e ftohtë. Madje edhe gjatë stërvitjeve. Këtu tifozët nuk shajnë, ose më mirë shajnë pak. Isha te Flamurtari në stadium para një javë dhe pashë që tifozët e kishin braktisur fare. Nuk duhet kjo sjellje, por bashkë me ta të kalohet gjendja e vështirë”, tha Mezani. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online