Tifozët me rezerva për formën e Ronaldos, Mauri: Fjalë kafenesh, e njoh mirë “motorrin” e tij

Ndeshjet e fundit të Ronaldos me fanellën bardhezi nuk kanë bindur shumë tifozët, madje ka shumë që janë të mendimit se si çdo futbollisti tjetër, edhe portugezit i ka ardhur mosha që i sjell reduktim të performancës së tij fizike. Por nuk e mendon në këtë mënyrë Giovanni Mauri, i cili ka qenë eshe përgatitësi fizik i galaktikëve për vitet 2013-2015, ku ishte pjesë e stafit të teknikut italian, Ancelotti. Mauri thekson se Ronaldo është atleti më i plotësuar në botën e futbollit, ndërsa hedh poshtë gjithë fjalët se koha e portugezit ka përfunduar.

“Unë e njoh mirë ronaldon dhe ‘motorrin’ e tij. Kur në motor ka shumë kuaj fuqi, atëherë mjafton vetëm diçka e vogël për ta ngadalësuar. E shoh shumë të çuditshëm fatin se nga njëra ditë në tjetrën ka njerëz që një kampio0n si Ronaldo e quajnë të mbaruar. Këto janë vetëm fjalë kafenesh apo mediash sociale. Nuk mund të gjykoj pa të dhëna objective, që i kanë vetëm ata që punojnë me të çdo ditë, por unë njoh mirë motorrin e tij. Arma e vërtetë e Cristianos është shpërthimi i tij: të pasuri të një sikleti ndikon te ai më tepër se te lojtarët e tjerë që bëjnë më shumë kilometra por me një ritëm më të ulët.

Madje nuk më kujtohet një situatë e ngjashme me atë kur kishte një dëmtim të vogël. Rezonanca nuk geti asgjë dhe ai u ndje i mërzitur. Në fund doli të kishte një zgjatim. Në këtë mënyrë akush nuk e njeh trupin e tij si ai. Ronaldo është atleti më i plotësuar në botën e futbollit, ai është ende më i miri. Vetëm Mbappe ka potencialin e tij fizik”, ka thënë Mauri./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online