Tifozët kazakë bëjnë Koentraon të qajë

Udhëtim i pafat për mbrojtësin e njohur portugez Fabio Koentrao, i cili në Kazakistan të enjten përjetoi momente të vështira, aq sa nuk i mbajti dot lotët.

Sportingu ndeshej me Astanën për Europa League dhe po fitonte pastër, ndaj vendosi ta zëvendësontr mbrojtësin veteran, i cili shkoi në stol dhe shpërtheu në lot.

Gjest i habitshëm, pasi Sportingu e kishte siguruar fitoren dhe nuk kishte kuptim që Koentrao të mërzitej për ndërrimin. Megjithatë, më vonë u sqarua gjithçka dhe ishte vetë Koentrao me një postim në Facebook që tregoi arsyen pse qau: “Si është e mundur që tifozët kundërshtarë më ofendonin gjithë ndeshjen? Kur dola nga fusha vërshuan të pështyrat dhe çakmakët. Ky është një difekt i qartë i organizimit, do duhej një tunel për të mbrojtur sportistët. Edhe unë kam të drejtë të indinjohem”.

PRECEDENTI Interesant është fakti se mbrojtësi i huazuar te Sportingu nga Real Madridi qau edhe para pak javësh në Setubal, ku skuadra e tij barazoi. Në atë rast Koentrao shpjegoi se u përlot ngaqë dëshiron të fitojë patjetër trofe në Lisbonë dhe i vuan shumë ndeshjet ku nuk arrihet fitorja”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *