Tifozët i luten Markizios: Mos ik, je bardhezi!

Jo vetëm Bufon, një tjetër largim që pritet është Markizio. Pas lajmit të publikuar për një transferim të mundshëm te Torino, që klubi granata e ka quajtur një “fake”, tifozët e Juves janë vendosur përkrah mesfushorit të tyre dhe në rrjetet sociale i kanë kërkuar “Princit” të qëndrojë. Në komentet e postit të publikuar nga mesfushori, për të kujtuar 10 vjetorin e martesës, lexohen këto lutje: “Mos u largo, qëndro bardhezi”, “Qëndro!”, “Kurrë te Torino”, “E di që populli bardhezi të do”.

Markizio ka veshur fanellën e Juventusit që kur ishte 7 vjeç, teksa është huazuar vetëm një sezon te Empoli në 2007/2008, por vitet e fundit për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju, ka koleksionuar vetëm 33 paraqitje në kampionat, me shumë pak ndeshje të luajtura nga fillimi në fund. Kontrata e tij skadon në 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *