Armando Broja ka arritur që të shënojë një gol në ndeshjen kundër Fulham. Chelsea arriti të fitojë me shifrat 0-2, ndërsa goli i dytë u realizua nga Broja. Një performancë pozitive e sulmuesit të Shqipërisë, ndërsa jo pak frikë kishte në minutën e 65. Armando Broja u shtri në tokë dhe shqetësimi ishte i madh për shkak se vinte pas një dëmtimi të gjatë.
Megjithatë ishte vetë sulmuesi që i qetësoi të gjithë duke treguar se gjithçka shkoi sipas planit: “Nuk pësova asnjë dëmtim, ishte thjesht një masë paraprake që ne morëm pasi kam qenë jashtë për një kohë të gjatë”, tha Broja. /Sport Ekspres/