Tifozët e Rumanisë janë për t’u përgëzuar! Kombëtarja e tyre po humbet dhe në buzë të greminës, “Sold-out” për dy ndeshjet

Në kuadër të javës të tretë të Ligës së Kombeve, Rumania do të përballet nesër me Kombëtaren e Finlandës në stadiumin Valentin Stanescu të Bukureshtit. Ndonëse kanë probleme të mëdha dhe janë drejt greminës me rezultate, tifozët rumunë do të mbushin stadiumin e Rapidit dhe do të mbështesin lojtarët e tyre. Federata e Futbollit të Rumanisë ka njoftuar zyrtarisht se biletat për këtë ndeshje janë shitur dhe kanë mbetur vetëm pak bileta për ndeshjen kundër Malit të Zi, e cila është caktuar për tri ditë më vonë.

“Po luajmë para një stadiumi plot! Biletat për ndeshjen me Finlandën në orarin e së shtunës, më 11 qershor nuk janë më të disponueshme. Biletat e fundit janë blerë mëngjesin e sotëm. Ndeshja me Malin e Zi, e cila do të zhvillohet të martën më 14 qershor, tifozët ende mund të marrin bileta. Rreth 1800 bileta të tjera janë në dispozicion”, tha FRF në faqen e saj zyrtare. Situata në Rumani nuk është aspak përrallore. Ata u mundën në të dyja ndeshjet e Ligës së Kombeve. Së pari u mundën nga Mali i Zi në Podgoricë 2-0 dhe në të dytën nga Bosnja e Hercegovinës në shifrat 1-0. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online