Milani mund të festojë para ndeshjes së radhës në Serinë A, kundër Atalantës. Kuqezinjtë kanë qenë “pa portier” në këto kohë të fundit pas dëmtimit të Maignan. Tatarusanu i ka bërë me zemër tifozët kuqezinjtë duke ofruar gjithçka në portë për kundërshtarët, por jo siguri për Milanin.
Makthi i tifozëve të klubit italian do të marrë fund. Maignan ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë nga minuta e parë në ndeshjen e nesërme. Këtë e ka konfirmuar në deklaratën për shtyp edhe trajneri Pioli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/