Milani do të zbresë të hënën në fushë për të nisur vitin me ndeshjen kundër Sampdorias, ku pritet edhe debutimi i Ibrahimoviç nga minuta e parë. Transferimi i suedezit ka bërë shumë bujë dhe duket se ka ngjallur sërish shpresat te tifozët kuqezinj. Kjo tregohet edhe nga numri i lartë i biletave të shitura për këtë përballje.
Deri në këto moment numërohen 56 mijë bileta të shitura për ndeshjen kundër Sampdorias, ndërsa pritet që deri ditën e hënë ky numër të ketë shkuar në 60 mijë. Kështu, të gjithë janë kurioz për të parë Ibrahimoviç në fushë në “San Siro”, pasi megjithëse në moshën 38-vjeçare, sulmuesi suedez e ka treguar veten se di të jetë një pikë e rëndësishme për skuadrat ku luan./Sport Ekspres/