Tifozët vlonjatë kanë reaguar fuqishëm pas humbjes turpëruese me Skënderbeun dhe duket se e kanë pasur gjithçka me lojtarët e Flamurtarit. Ja qëndrimi i tyre për këtë ndeshje: “Mos ta bëjmë tragjedi, por as nuk e kalojmë dot në heshtje. Fanella jonë nuk është e Realit të Madridit, që duhet të fitoni me çdo kusht, por as një copë rreckë, që duhet të keqpërdoret sipas humorit të ditës. Ne nuk presim mrekulli jashtë logjikës, por as kemi nerva e durim që javë pas jave të tallni nervat tona.
“Çuna, mend në kokë dhe ndryshoni marsh, sepse ky qytet ju do shumë, por në kurriz nuk ju mban, sepse është traditë që mbi vete, përveç Zotit, s’mbajmë askënd. Nuk jemi bordero shteti, që pavarësisht çfarë bën, në fund të muajit duhet hedhur firma. E harrojmë edhe këtë, po bëjmë durim, por nuk durojmë pa fund”.