Në Olimpico luhej këtë të dielë ndeshja Roma-Lecce e vlefshme për javën 25 të Seria A. Në përballjen e mbyllur me rezultatin e thellë 4-0, episodi më i madh u vendosë jashtë fushe. Tifozët e Lecces duhet të udhëtonin afro 6 orë për të mbështetur skuadrën e tyre. Nisja e tifozëve me autobusë ka rënë në një pritë të organizuar nga rivalët e Barit.
Mes tifozerive kanë nisur përleshjet fizike në një stacion shërbimi në dalje të qytetit të Barit. Situata e tensionuar e një sherri masiv ka përshkallëzuar në djegien e tre autobusëve me të cilët po udhëtonin tifozët e Lecces. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga flakët që përfshinë mjetet udhëtues.
Menjëherë pas ngjarjes ka reguar edhe klubi i Barit i cili i ka quajtur të ndyra sulmet e organizuar nga pjestarë të tifozëve të tyre duke kërkuar që autoritetet të vënë përpara drejtësisë agresorët. Bari ndodhet në Seria D ndërsa një pjesë e tifozëve të trye nuk e kanë kapërdirë faktin se rivalët e qytetit po shkonin në Romë për të luajtur një ndeshje në Seria A./Sport Ekspres/