Tifozët do të gjejnë dhuratën e veçantë në stadium, shpërndahen 22 mijë plisa për ndeshjen kundër Çekisë

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e nesërmë kundër Republikës Çeke, duke nisur nga ora 20:45. Stadiumi do të jetë i stërmbushur, teksa janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion. Tifozët këtë herë do të kenë një dhuratë të veçantë në ulëset e “Air Albania”-s.

Në çdo ulëse do të gjendet një plis, duke krijuar kështu një dekor më tërheqës në shkallët e stadiumit. “DigitAlb”-i ka siguruar që në “Air Albania” të gjenden plot 22 mijë qeleshe, në mënyrë që koreografia e tifozerisë në përballjen e rëndësishme kundër Çekisë të jetë sa më e kuruar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online