“Tifozeria e fortë e Partizanit na vuri në presion”, Nica nuk pajtohet me humbjen: Isha shumë i sigurt që mund ta barazoja këtë ndeshje

Mbrëmjen e sotme janë luajtur edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 8 të “Abissnet Superiore“-s. Erzeni ka mposhtur Teutën në derbi, i cili u vendos nga Kaçbufi. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 79, duke i dhënë një fitore me mjaft vlera shijakasve. Por nëse në “Niko Dovana” golat ishin me pikatore, e kundërta mund të thuhet për sfidën mes Partizanit dhe Kukësit.

Të kuqtë arritën të fitonin mes 7 golave, teksa mposhtën verilindorët me shifrat 4-3. Bintsuka ishte padyshim njeriu i ndeshjes për kryeqytetasit, pasi 3 prej golave të shënuar mbanin autorësinë e tij. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore” në “MNC TV”.

Nica (Kukësi): “Ajo që prisja unë gjatë gjithë kësaj kohe është krijimi i sigurisë në marrëdhënie loje në të gjitha fazat. Skuadra duhet të jetë më e pjekur, më e përqendruar. Hyri direkt në presion që në fillim. Si duket, tifozeria e fortë që ka Partizani dhe presioni i kundërshtarëve bënë që të binim pre e presionit. Gjithashtu edhe gabimet e portierit na dënuan që në fillim. Gradualisht pastaj hymë në lojë. Isha shumë i sigurtë që mund ta barazoja këtë ndeshje. Do pak kohë të ambientohen, sidomos lojtarët e huaj kanë shumë probleme me ambientimin, sidomos në aspektin taktik”.

Martini (Teuta): “Nuk e mendoja që mund ta humbim këtë ndeshje. Ndeshja mund të shkonte edhe barazim. Jam i pakënaqur sot. Është e vërtetë që ndryshova modul loje. Mendova të ishim më agresivë. Jemi ne duke shënuar, kapemi në kundërsulm, që nuk duhet të kapeshim. Mungesë përqendrimi. Pastaj pësojmë gol dhe përsëri ka mungesë përqendrimi. Kemi shumë për të korrigjuar. Të rëndësishme tani janë pikët. Bëj çfarë të duash, luaj si të duash, në fund na duhen pikët. Janë ato që na japin më shumë kënaqësi në stërvitje, janë ato që na motivojnë më shumë”.

Zekiç (Partizani): “Në 20 minutat e para ishim shumë mirë, pastaj nuk e di çfarë ndodhi. Sikur filluam të luanim futboll individual. Tre gola janë shumë. Po ia shpjegoj çunave se në futbollin modern luhet në të dyja fazat. Me situatat që krijoi Kukësi mund edhe të mos fitonim. Të mos marrësh tre pikë me Kukësin nuk do të ishte mirë. Tani jam nervoz. A do të largohem për te Osijeku? Kam respekt shumë të madh për Partizanin dhe  për Gazin, i cili është presidenti im. Kur erdha ishim shumë të sinqertë me marrëdhënien dhe që do të kishim një marrëdhënie pozitive. Kam disa probleme personale, por nuk do të flas për to. Në lidhje me këto probleme do flas me Demin dhe do vendosim cila është më e mira”.

Deliallisi (Erzeni): “Ka qenë një javë më e gjatë dhe më e plotë për të rekuperuar lojtarët. Kontigjentin e kemi të cunguar. Jam munduar më shumë nga ana psikologjike për t’i rritur moralin, pasi cilësitë i kemi. Sot i kam kërkuar vetëm përqendrim dhe përgjegjësi individuale. Këto bënë diferencën sot. Nuk kemi bërë asgjë, të ulim kokën dhe të punojmë akoma më shumë. Me tre pikë shkojmë shumë lart, por me një humbje shkojmë shumë poshtë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online