Spaleti ka dalë në konferencë për shtyp pas ndeshjes kundër Milanit. Trajneri i Napolit shprehu pakënaqësinë e tij ndaj arbitrit pas humbjes 1-0 në Champions League. Gjithashtu nuk mungoi komplimenti për tifozët e Milanit që në këtë takim dhuruan spektakël.
“Unë nuk e komentoj arbitrin, zgjedhjet e tij ishin të dukshme për të gjithë. Anguisa dhe Kim? Po kartonët e verdhë që nuk i janë dhënë Krunic dhe Leao? E përgëzoj ekipin edhe pse luajti në inferioritet numerik. Do të na vijë keq që nuk kemi Anguissa për ndeshjen tjetër, unë mendoj se ishte e padrejtë për të që të ndëshkohej me karton të kuq, por është në rregull.
Nëse flasim për gjeste, flasim për flamurin e goditur nga Leao. Tani le të shkojmë t’u themi fëmijëve të shkelmojnë flamujt se nuk ka asgjë të keqe. Tifozët e Milanit? Në shtëpinë tonë, stadiumi nuk e mbështet ekipin kështu, ne zihemi me njëri-tjetrin”, tha Spaleti referuar ndeshjes së fundit mes dy ekipeve në Serinë A, ku tifozët e Napolit janë përleshur me njëri-tjetrin në stadium për shkak të presidentit të tyre, De Laurentis. /Sport Ekspres/