“Ti flet një m**”! E akuzoi se u shtir si i dëmtuar, lojtari i Polonisë lëshon gojën ndaj ish-mbrojtësit

Matty Cash dhe Tomasz Hajto janë përfshirë në një përplasje në distancë ditët e fundit. Hajto e kritikoi mbrojtësin polak për mungesë dëshire për të luajtur për Kombëtaren. Cash u largua i dëmtuar nga fusha e lojës në minutat e para të përballjes me Çekinë, por Hajto ishte i mendimit se lojtari i Aston Villa-s u shtir si i dëmtuar për të dalë nga loja.

Cash la edhe grumbullimin pas ndeshjes me Çekinë, duke mos qenë në dispozicion të trajnerit për sfidën ndaj Shqipërisë. Por fjalët e ish-futbollistit të Polonisë kanë rënë në veshët e Matty Cash-it. Ky i fundit ka vendosur të kundërpërgjigjet në “Twitter”, duke e kaluar edhe etikën me fjalorin. “Ti flet një m**”, ka shkruar lojtari polak, duke etiketuar edhe Tomasz Hajto-n në postimin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *