Romelu Lukaku nuk po e kalon aspak mirë periudhën e izolimit. Pas lajmit se Daniele Rugani rezultoi pozitiv me Koronavirus, i gjithë ekipi i Interit hyri në karantinë, pasi ndeshjen e tyre të fundit e kishin luajtur pikërisht kundër Juventusit. Por karantina me sa duket nuk bën për sulmuesin belg, i cili ka zbuluar për Ian Wright se për pak sa nuk u çmend një ditë gjatë izolimit. Më tej thekson se i mungon nëna e tij dhe djali, po aq sa edhe jeta e përditshme që tashmë ka ndryshuar në mënyrë drastike.
“Për sa nuk u çmenda një ditë. Nuk mund të dal jashtë, nuk mund të bëj Pazar. Jam i kyçur në shtëpi. Më mungon jeta e përditshme, të jem me nënën time, me djalin dhe vëllain. Është keq, nuk mund të kesh kontakte. Më mungon stërvitja dhe të luaj përpara tifozëve, Nis të vlerësosh atë që ke dhe jam me fat. Janë bërë 9 ditë në izolim dhe me mendjen time shkoj pas në kohën kur isha fëmijë dhe nuk kisha asgjë. Duhet të bësh kujdes, Mami im për shembull, ka diabet, kështu që nuk mund të shkoj në shtëpi e ta prek atë”, është shprehur Romelu Lukaku./Sport Ekspres/