Erzeni është surpriza më e madhe e këtij sezoni në “Abissnet Superiore“. Shijakasit kanë mposhtur për herë të parë në histori Partizanin dhe shkojnë në kuotën e 8 pikëve. Fitorja ndaj të kuqve është pritur me festë në Shijak dhe këtë e konfirmon edhe lojtari i Erzenit, Gëzim Krasniqi, në një prononcim për “Ora Sport“ në “Ora TV“.
“Fitoret e mëdha me festë kalohen. Të gjithë thonin që Erzeni është i rënë, por Erzeni po i surprizon të gjithë. Ishte një fitore që nuk pritej. Luanim kundër Partizanit, një ekip i madh, një ekip me histori. Jemi në qendër të Shijakut. Na pritën tifozët me fishekzjarre.”, ka thënë Gëzim Krasniqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/