Në emisionin “Dueli Sportiv” që transmetohet në Kosovë janë marrë disa tifozë të klubeve italiane për të komentuar situatën aktuale. Gazmend Gashi, tifozi i Juventusit u shpreh se bardhezinjtë në Itali janë si Luiz Ejlli në Big Brother, të gjithë e kanë inat nga brenda, por publiku e do.
Nga krahu tjetër, Edmond Beluli, tifozi i Milanit ka shkuar një hap më tej për “të mbyllur gojën” e mbështetësve të Juventusit. “Që kur ka dalë VAR, gjëja e vetme që festojnë tifozët e Juventusit është datëlindja e klubit”, tha Edmondi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/