Pas një viti në Durrës, Arsen Sykaj largohet nga Teuta. Mbrojtësi shkodran ka ndërprerë kontratën me mirëkuptim dhe duket se arsyeja ka qenë hapësira e paktë në dispozicion.
27-vjeçari është rritur te Vllaznia dhe deri në vitin 2015 ishte një lojtar i rëndësishëm i skuadrës shkodrane, me përjashtim të një periudhe të shkurtër te Kastrioti, ndërsa më pas karriera e tij pati luhatje, duke luajtur në Kategorinë e Parë te Besëlidhja e më pas Sopoti.
Në janar të vitit 2017 erdhi kalimi te Teuta, ku Sykaj ka luajtur jo pak, por asnjëherë titullar i padiskutueshëm, edhe pse Magani e vlerësonte.
Tani që është larguar trajneri peqinas, ikën edhe Sykaj, i cili me siguri do të gjejë shpejt ekip të ri, sepse nuk i mungojnë ofertat, edhe në Superiore.