Teuta ka ndryshuar si me magji pas ardhjes së Martinit në krye të skuadrës. Rezultatet flasin vetë për punën e këtij trajneri dhe durrsakët kanë harruar nisjen jo shumë të mirë të sezonit. I ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora” ishte edhe Albion Marku që ka treguar disi ndryshimet pasi Martini mori ekipin në kryesim.
“Skema e Martinit është ndryshe, e përshtat në bazë të kundërshtarit. Kemi ndryshuar nga 4-3-3 në 3-5-2. Ia kemi dalë deri tani dhe shpresojmë që të vazhdojmë më tutje. Teuta është shquar për mbështetjen e talenteve, nuk kemi pse t’i përmendim se janë shumë. Mund të them është ekipi më i qetë në Superiore”, tha Marku. /Sport Ekspres/