Erdha, pashë, fitova. Teuta bën goditjen në Shkodër, duke fituar me goditjen e vetme në portë në 90 minuta.
Ndeshja perfekte e skuadrave të Maganit: organizim, qetësi, mbrojtje e hekurt dhe cinizëm në kundërsulm.
Loja e Teutës, por edhe emocionet nga mbushja e stadiumit duket se mpinë Vllazninë, që nuk pati asnjë ide di ta çante murin durrsak.
Cungu nuk ka sulmues cilësor dhe kjo u qartë, pasi Vllaznisë i mungonte pranjia në zonën kundërshtare, ndërkohë që Teuta kishte qetësi në prapavijë, Lenënnë mesfushë, por edhe sulmues aktivë e ngacmues.
Sipas planeve të Maganit, rasti i artë erdhi në mesin e pjesës së dytë, me Çyrbjen që shpiku golin me disa lëvizje të bukura, ku pati faj edhe mbrojtja shkodrane.
Reagimi vendas u ndal te traversa pas goditjes së Likës dhe kaq, dëshpërim në Shkodër. As ky nuk qenka viti i duhur, përtej përforcimeve.
E diel, 17 shtator, “Loro Boriçi”, Shkodër
Vllaznia – Teuta 0-1
Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Orelesi, Pjeshka, Gurishta, Krymi, Vucaj (Bardulla 54′), Hasani, Lika, Kruja (Çinari 61′), Atsina.
Teuta: Kastrati, F. Beqaj, Hrkaç, Sykaj, Oluasina, Dediç (Dediç 59′), Dosti, Çyrbja, Hila, Lena, Onieka
Kartonë të verdhë: Çyrbja 28′, Dediç 40′
Gjyqtarë: Emirion Sino, Ilir Tartari, Orgest Grabova, Kreshnik Cjapi