Armando Broja fitoi vendin e titullarit te Viteshe dhe u kthye në protagonist, teksa ekipi holandez po bën surprizën në këtë fillim sezoni në Eredivisie.
Por përpara ndeshjes me Herenvenin, Broja ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Për këtë arsye ka dalë nga ekipi dhe ka shkuar që të izolohet në shtëpi.
Kështu sulmuesi shqiptar e mbyll me vitin 2020 dhe do të mungojë për disa ndeshje, deri në momentin që do të rezultojë negativ në testim. /Sport Ekspres/