Të mallkuara rrjete sociale… Nëse në jetën e përditshme të ndihmojnë duke të lidhur me botën, është edhe e vërtetë se për shkak të tyre vijojnë që të shtohen edhe divorcet. Nga tani e tutje, edhe sa i përket klubeve të futbollit dhe te Sporting Lisbona e kuptuan.
Presidenti i “Leoses”, Bruno de Karvaljo, në fakt, në mënyrë të pabesueshme ka vendosur të pezullojë plot 19 futbollistë duke i përjashtuar nga grupi. Numri “1” i klubit portugez, në fakt, është ankuar në facebook pas 2-0 të pësuar në ndeshjen e vajtjes ndaj Atletiko Madridit, në Europa League.
Futbollistët nuk e pritën mirë këtë shfryrje publike, duke u shprehur se nuk e prisnin që t’i mungonte mbështetja nga ai që duhet të jetë pika e referimit për skuadrën. Portieri Rui Patrisio, duke kritikuar presidentin, ka përsëritur se problemet zgjidhen brenda grupit.
Ato që kanë firmosur këtë letër të portierit të Sportingut ishin 18 lojtarë. Presidenti nuk e pranoi këtë gjë dhe, madje, u hakmor duke i pezulluar që të 19-të.
“Janë fëmijë të llastuar që nuk kanë respekt. Humba durimin sepse mendojnë se janë më të rëndësishëm se grupi”, tha presidenti.
Pra, të gjithë jashtë grupit. Nesër, ndaj Pakos de Ferreira nuk do të jenë në dispozicion Rui Patrisio, Uilliam Karvaljo, Koates, Koentrao, Gelson, Piçini, Vendel, Ruben Ribeiro, Dumbia, Bruno Sezar, Podense, Palhinja, Leao, Akunja, Batalia, Ruiz, Bruno Fernandes, Montero dhe Ristovski. Nesër, bardhejeshilët luajnë për vendin e tretë në renditje, ndërsa të enjten do të kenë ndeshjen e Europa League, ndaj Atletikos, e kthimit.
Atmosfera është e tensionuar, e gjitha për shkak të rrjeteve sociale…