Tentuan t’i heqin flamurin dhe i shkruajnë emrin me gërma të vogla, “lojërat e pisëta” të Spanjës ndaj Kosovës

Kosova është duke luajtur takimin e radhës kundër Spanjës, që është paraprirë nga një situatë jo e zakonshme për një ndeshje futbolli. Shkak i vetëm për këtë është bërë politika, teksa Spanjë nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Por megjithëse himni është i dardanëve është luajtur sipas rregullave të përcaktuar nga FIFA, andaluzianët kanë përdorur “lojërat e tyre të pisëta”.

Fillimisht ka qenë sigurimi ai që ka kërkuar heqjen e flamurit të Kosovës, që mbahej nga kryesia dardane e ndodhur në stadium. Por kjo tentativë nuk ka rezultuar pozitive për spanjollët, pasi nuk është lejuar nga pala shqiptare.

Ndërkohë diçka që është vënë re në transmetimin e këtij takimi është fakti se emri i Kosovës është i gjendur kudo i shkruar me gërma të vogla, në të kundërt nga ai i Spanjës. Kjo ka ndodhur si në momentin e shfaqjes së formacioneve zyrtare, ashtu edhe në tabelën që tregon rezultatin e takimit dhe ekipet mes të cilave zhvillohet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *