Kombëtarja gjermane i ka kërkuar falje Suedisë për sjelljen e pahijshme të disa prej pjesëtarëve të stafit, pas golit të shënuar nga Toni Kros në minutën e 95-të.
Es war ein emotionales Spiel. Am Ende war die eine oder andere Reaktion oder Geste unseres Betreuerstabes in Richtung der schwedischen Bank zu emotional. Das entspricht nicht unserer Art. Dafür haben wir uns beim schwedischen Trainer & seinem Team entschuldigt. Ursäkta! #GERSWE
— Die Mannschaft (@DFB_Team) June 23, 2018
Nëpërmjet faqes Twitter, Federata Gjermane bën autokritikë: “ishte një ndeshje shumë emotive. Në fund, reagimi dhe gjestet e stafit ishin ndoshta të tepruara dhe kjo nuk bën pjesë në stilin tonë. I kërkojmë falje trajnerit suedez dhe stafit të tij”.
Në fund të ndeshjes dy pjesëtarë të stafit gjerman nisën të festonin duke shkuar drejt stolit suedez dhe duke bërë gjeste, ndaj që aty nisi një grindje masive.
German officials taunt Sweden bench after final whistle, and handbags come out.#worldcup #GERSWE ???? pic.twitter.com/44dqWdqPTa
— Gilles (@GrimandiTweets) June 23, 2018