Tension në fund të ndeshjes, Forsberg: Diçka e shpifur!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Nuk kishte si të mos mbaronte me tension dhe kaos sfida mes Gjermanisë dhe Suedisë. Sipas medieve suedeze, gjithçka ka ndodhur pas golit të Toni Krosit, në frymën e fundit. Dy pjestarë të stafit gjerman i janë afruar trajnerit Anderson, duke i bërtitur dhe duke i festuar përpara fytyrës… Trajneri suedez ka humbur toruan dhe ka shkuar në pankinën e Gjermanisë më pas, duke u kapur me Oliver Birhofin, teksa u desh ndërhyrja e stafit dhe lojtarëve për ta mbajtur dhe larguar nga aty. Sakaq, lojtari Forsberg, i pyetur mbi atë që ndodhi tha: “Eshtë diçka e shpifur! Mungesë respekti totale. Të festosh ashtu nuk tregon asgjë më shumë se një sjellje joprofesionale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *