Në fund të ndeshjes, mes polemikave të shumta, ka pasur edhe një episod që nuk ka kaluar pa u vënë re. Xhorxho Kielini, mbrojtësi i Juventusit, i xhindosur për vendimin e arbitrit për të akorduar 11-të metërsh në favor të Realit, ka shkuar te Marselo dhe në fytyrë ka bërë shenjën e dorës me paratë që numërohen, duke i thënë “you pay”, “you pay”, pra “e paguajtët”, “e bletë” këtë ndeshje, në referim sigurisht vendimit të gjyqtarit 30 sekonda nga fundi.
Alegri – Masimiliano Alegri është kapur pas vendimit të arbitrit për të dhënë penallti me Sergio Ramosin, që kishte lënë tribunën për të zbritur në tunel dhe më pas në fushë… Pikërisht në atë moment, ndoshta edhe nga festa e mbrojtësit dhe kapitenit, për atë 11-të metërsh të akorduar dhe mundësinë për të shënuar e kualifikuar, trajneri bardhezi u irritua dhe nisi të debatojë, mes gishtave dhe të bërtiturave. E gjitha me aty pranë Zidanin, që nuk ndërhyri.