Një ndër personazhet karizmatikë te Skënderbeu, Tefik Osmani nuk mund të qëndronte në heshtje pas vendimit të CAS-it për t’i kthyer Skënderbeut titullin e hequr për sezonin 2015/16.
Mbrojtësi i njohur ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me të birin dhe i shkruan një mesazh: “Bir i babit, çohu nga gjumi. Nuk të kam sjellë bukë lepurushi, por titullin 2015-2016”.
Një ditë fantastike për gjithë korçarët, ajo e sotmja, pasi të gjithë ishin të bindur se heqja e atij titulli ishte një vendim pa asnjë bazë ligjore e morale.