Në ndeshjen mes Kosovës dhe Çekisë që do të luhet gjatë ditës së nesërme në orën 15:00, ishte përgatitur një surprizë e hidhur që do të bënte xhiron e mediave europiane. Rreth 8 tifozë çekë janë arrestuar nga policia në Ferizaj, pasi kishin përgatitur një dron me mbishkrimin: “Kosova është Serbi”.
Dy prej tyre ishin femra, ndërsa mësohen se të gjithë këta tifozë ishin me nënshtetësi serbe. Për më tepër, kishin përgatitur edhe disa bluza ku shihej foto e Vladimir Putin. Në sendet e konfiskuara nga policia, gjendeshin edhe disa armë të ftohta. Vëmendja e sigurisë do të jetë maksimale për përballjen e nesërme, pasi edhe shumë tifozë të tjerë që do të jenë në kampin e Çekisë, mund të kenë prejardhjen serbe. /Sport Ekspres/