Etrit Berisha e ka bërë kalimin e tij në këtë merkato të verës për të shkuar nga SPAL te Torino në Serinë A. Ky është vendi që portieri i Kombëtares meriton, për të qenë pjesë e elitës së futbollit italian. Ndërkohë në mediat pranë Torinos kanë pyetur trajnerin De Biazi për të kuptuar se çfarë mund të sjellë gardiani në fjalë.
“Është një djalë i jashtëzakonshëm, i edukuar në gjithë sjelljen e tij. Etriti i mat gjithmonë veprimet. Portierët zakonisht nuk janë të tillë, por ai është i vëmendshëm. Torino ka marrë një profesionist të vërtetë me dëshirën e madhe për të mësuar. Punon shumë. Fizikisht dhe atletikisht arrin të bëjë gjëra shumë domethënëse. Zuri vendin e Ujkanit, unë i besova dhe ma ktheu me një seri ndeshjesh fantastike”, tha De Biazi. /Sport Ekspres/