“Te Shqipëria do ta marrin gjithmonë, para 3 vitesh luante si amator”! Trajneri në Angli uron Anis Mehmetin: Do të luajë në Premier League, padyshim…

Ish-trajneri i Wycombe dhe aktualisht i QPR, Ainsworth, ka uruar Anis Mehmetin për debutimin te Shqipëria. Futbollisti i dalë nga Wycombe në League One mori ftesën e Silvinjos pasi shkoi në Championship me Bristol City.

Urimi do t’i vinte edhe nga trajneri që e rriti, Ainsworth, i cili nuk ka asnjë dyshim se Mehmeti do të luajë në Premier League dhe do të jetë lojtari i Shqipërisë edhe në ndeshjet e ardhshme. “E kam marrë këtë javë për ta uruar që u thirr nga Shqipëria. Të luante me Kombëtaren ishte ëndërr e bërë realitet për të, mendoj se do të marrë gjithmonë ftesën e Kombëtares.

Jam shumë krenar për këtë djalë që para tre vitesh luante me klube amatore. Nuk kam asnjë dyshim që tani do të luajë në Premier League. Më tha faleminderit, por unë i thashë se kam bërë vetëm 1%, 99% është puna e tij. Unë nxora talentin që Mehmeti kishte”, u shpreh ish-trajneri i Wycombe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *