Tirana e ka humbur Superkupën e Shqipërisë në mbrëmjen e djeshme teksa është mundur me shifrat 1-2 ndaj Teutës. Megjithatë fitorja më e madhe erdhi nga Zvicra atje ku bardheblutë u zgjodhën që të kalonin menjëherë në Play-Off, për të tejkaluar turin e tretë. Sipas asaj që raporton Supersport, trajneri Egbo është shprehur se Zoti i ka dhënë Tiranës atë që i mohoi me Zvezdën, ndërsa pasi nuk u mbërrit në grupet e Champions League, minimumi është që të shkohet në Europa League.
“Është një ndeshje futbolli. Nuk ishte dita jonë më e mirë. Pjesën e dytë e ndryshuam lojën, krijuam raste shënuam dhe luftuam deri në fund. Patëm mundësi për barazim për të rihapur ndeshjen. Jam i kënaqur me ekipin sidomos me ata që u futuën pjesën e dytë, për ndryshimin e faqes së pjesës së parë. Jam i kënaqur, të gjithë si klub jemi të kënaqur. Ndoshta na ka parë Zoti për dy ndeshejt në Ligën e kampioneve, ku Crvena Zvezdën nuk patëm fat. Ndoshta ka thënë ka humbur me Crvena Zvezdën le të kalojnë në “play-off”. Normale është me besim çdo gjë. Unë kam besuar që ditën e parë që fituam kampionatin, e pashë dhe vetë. Ne synojmë të kualifikoheshim në faznë e grupeve të Ligës së Kampioneve, të paktën minimum për Ligën e Europës. Nëse çdo njeri beson dhe punon dhe jep 100%, realizohet çdo gjë. Sidomos kemi patur fatin, na sheh zoti. Nuk ka rëndësi ekipi që do na bjerë. Është një ndeshje dhe çdo gjë mund të ndodhë në jetë. Ekipi ka nevojë për merkato. E patë dhe sot që kishim pak mundësi për zëvendësime”, u shpreh Egbo.