“Të rëntë koronavirusi ty dhe familjes tënde”/ Një gol dhe një mallkim i tifozëve kuqezi, Cutrone rezulton pozitiv

Orë pas ore situata bëhet gjithmonë e më delikate nga përhapja e koronavirusit në Itali. Të paktën 17 mijë raste janë të prekur dhe afro 1500 prej tyre nën kujdesin mjeksor. Këtij kujdesi i shtohet edhe Patrik Cutrone i cili së bashku me fizioterapistin dhe disa shokë të tij ka rezultuar pozitiv ndaj testeve të kryera për Covid-19.

Njoftimi bëhet i ditur nga vet klubi i Fiorentinës. Për Cutronen e të tjerë është rekomanduar qendrimi në shtëpi dhe shtimi i masave higjeno-sanitare. Të gjitha ekipet kanë nisur të kryejnë testet për lojtarët dhe stafin pasi në përqindjen më të madhe, ky virus kalon pa shenja specifike.

Rasti u Cutrones banalizohet dhe nga një lum mesazhesh që erdhën në drejtim të tij kur luajti me ish-skuadrës së Milanit. Në atë takim të mbyllur me shifrat 1-1, Cutrone fitoi një penallti që më pas u shëndrua në gol. Kjo bëri që tifozët të shfrenonin fantazinë duke e “sjell” ata të parët virusin që po gjunjëzonte Kinën./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *