Të preferuarit e arbitrave/ Pikët e gafave në Seria A, Juventusi i pari dhe Milani më i dëmtuari

Në Seria A nuk ka qetësi dhe nuk funksionon asgjë në mënyrën e duhur, madje as me futjen e VAR-it. Gabimet e arbitrave janë të pafalshme shpeshherë dhe shkaktojnë katrahurë të madhe. Kjo pasi nuk ka më justifikime të gabimeve njerëzore, pasi ekziston mundësia për të riparë aksionet e dyshimta.

“Calciomercato.it” ka bërë një listë të ekipeve dhe preferencave të arbitrave në këto 11 javë të Seria A. Kështu, ekipi më i favorizuari është Juventus dhe Udineze, që me tre gabime pro tyre dhe asnjë kundër, kanë tre pikë më tepër se duhej të kishin në renditje.

Ndërsa për skuadrën më të dëmtuar, është Milani që ndodhet në vendin e fundit me tre pikë më pak, që sikur të mos i mjaftonin problemet e shumta që ka, duhet të përballet edhe me këto padrejtësi.

Renditja, gabimet në favor-kundër, pikët e ndikuara nga arbitrat

Udinese 3 – 0 (+3)

Juventus 3 – 0 (+3)

Genoa 2 – 1 (+1)

Spal 1 – 0 (+1)

Lecce 1 – 0 (+1)

Parma 1 – 0 (+1)

Cagliari 1 – 0 (+1)

Fiorentina 2 – 2 (0)

Napoli 1 – 1 (0)

Lazio 1 – 1 (0)

Torino 1 – 1 (0)

Brescia 0 – 0 (0)

Sassuolo 0 – 0 (0)

Verona 0 – 0 (0)

Sampdoria 0 – 1 (-1)

Atalanta 1 – 2 (-1)

Inter 0 – 1 (-1)

Roma 0 – 2 (-2)

Bologna 0 – 3 (-3)

Milan 0 – 3 (-3).

Ndeshjet e sakta

Java 1: (-)Fiorentina-Napoli(+); (+)Udinese-Milan(-).

Java 2: (-)Bologna-Spal(+).

Java 3: (+)Genoa-Atalanta(-).

Java 4:

Java 5: (+)Fiorentina-Sampdoria(-); (+)Torino-Milan(-).

Java 6: (+)Lecce-Roma(-); (+)Udinese-Bologna(-).

Java 7: (+)Genoa-Milan(-).

Java 8: (+)Juventus-Bologna(-).

Java 9: (-)Inter-Parma(+); (+,-)Fiorentina-Lazio(-,+).

Java 10: (+)Juve-Genoa(-); (-)Napoli-Atalanta(+); (+)Udinese-Roma(-).

Java 11: (-)Atalanta-Cagliari(+); (-)Torino-Juve(+).

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online