Lorik Cana ka folur për “Supersport” përpara nisjes të përballjes mes Shqipërisë dhe Anglisë. Kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare është shprehur se për lojtarët kuqezi nuk mungon kurrë motivimi pasi veshin këtë fanellë me kaq shumë peshë. Kur flitet për përballjen me Anglinë, Cana kërkon që të mos ketë asnjë dhuratë për kundërshtarin.
“Motivimi nuk mungon në asnjë ndeshje të Kombëtares, se janë pak dhe është krenari kur vesh fanellën. Përqëndrimi duhet të jetë i njëjtë, por duhet të kesh më shumë vëmendje ndaj këtyre kundërshtarëve të nivelit të lartë pasi të ndëshkojnë në gabimin e parë. Duhet të lexosh lojën mirë dhe të paktën nëse do të pësojmë gol, t’i bëjnë vetë dhe jo t’ia japim ne. Etriti si kapiten? Ka shumë vlera. Ne jemi një nga Kombëtaret e vetmja që kemi dy portierë të nivelit të lartë”, u shpreh Cana. /Sport Ekspres/