“Të më kërkojnë falje”! Shpërthen Agustin Kola: Jam mësuar që nga sistemi tjetër, më kanë pasur frikë që nga koha e Enverit

Në ditën e sotme ka qarkulluar lajmi se Agustin Kola do të jetë pjesë e delegatëve në organizimin që do të bëjë Sali Berisha në ditën e nesërme. E gjitha kjo ka situatë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të vetë Agustin Kolës.

Ky i fundit ka kërkuar që të ketë një ndjesë publike për të dhe përmendjen e figurës së tij, ndërsa nga krahu tjetër shprehet se gjithmonë është sulmuar, duke kujtuar edhe kohën e Enver Hoxhës. “Askush nuk mund të imponoj besimet e mia personale”, shprehet mes të tjerash Kola.

“Vëllezërit dhe motrat e mija që më keni mbështet gjithmonë. U bo disa kohë që sulmohem nga ca ordinera. Unë nuk e kam shumë problem se jam mësuar, se që në kohë të sistemit tjetër, më kanë sulmuar e më kanë goditur se e kanë vështirë ta përballojnë karakterin tim edhe respektin që kanë njerëzit ndaj meje.

Gjithë jetën time si futbollist edhe si trajner e kom ndarë mirë pjesën e sportit me atë personale. Idetë edhe besimet e mija personale nuk mi impono njeri, s’mi kanë imponuar dot më para kur shkoje në burg e jo këto kohë që i pritëm shumë edhe luftu.am të gjithë.

Do doja që po të kishin sadopak sedër, ordinerat ta heqin corapen nga koka dhe të më kërkojnë falje mua, kolegëve të mi të respektum që i kanë përbaltë me pa të drejtë dhe organizatës ku unë punoj. Agustin Kolën e kanë mbajtur gjithë jetën këmbët e veta, ta mësojnë mirë ata që më kanë pas tmerr dikur dhe më kanë tmerr dhe sot”, shkruan Kola. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *