“Të marrim nga Tropoja, Hasi dhe pjesa e Prizrenit”! Safet Gjici sheh larg, Kukësi kërkon akademi profesioniste

Safet Gjici ka prezantuar edhe trajnerin e ri të Kukësit, Skënder Gegën. Pas largimit të Diego Longos, Gega është rikthyer për të drejtuar verilindorët. Ndërkohë në konferencën për mediat, Gjici ka treguar edhe planet afatgjata të skuadrës që kërkon të ketë akademi profesioniste për vazhdimësinë.

“Kemi një tjetër projekt bashkëpunimi mes Bashkisë dhe Federatës për të ndërtuar edhe dy fusha të tjera. Ato do t’i shërbejnë ekipeve të moshave, ne duam që të rrisim akademinë. Kemi biseduar për të ndërtuar një akademi profesioniste.

Aty do të marrim jo vetëm nga Kukësi, por edhe nga Tropoja, nga Hasi, nga pjesa e Prizrenit. Atëherë do të themi se kemi prodhimin tonë për të furnizuar ekipin e parë. Duhet të kemi të paktën 4-5 kuksianë për skuadrën A”, tha Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *