Ta marrësh nga kohët më të vështira dhe të kalosh ekipet e titullit kampion? Kjo është Teuta, E DI MARTINI!

Si mundet të marrësh një ekip nga kohët më të errëta dhe të kalosh edhe ekipet e titullit kampion me rezultatet e arritura? E DI MARTINI! Ky është trajneri që është kthyer në kryefjalë në Superiore.

Pas suksesit të dikurshëm, Martini u kthye për të shpëtuar Teutën që po diskutonte mbijetesën. Në pesë ndeshjet e fundit, durrsakët janë ekipi më i mirë në Superiore me 3 fitore dhe 2 barazime, madje duke lënë pas vetes Tiranën, Partizanin, Egnatian dhe Vllazninë. Aktualisht kjo skuadër ndodhet në vendin e 6 të tabelës për shkak të rezultateve negative që ka marrë më parë.

Nëse skuadra do të vazhdojë me këtë ecuri, më së paku, Europa duket e garantuar. Lojtarët janë ata që luajnë në fushë, por ndonjëherë është trajneri që bën diferencën, Martini është shembulli. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *