“Të luash në San Siro me fanellën e Milanit”, Inzaghi këshillon Leaon: Jo te Real Madrid dhe Manchester City…

Rafael Leao tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve evropiane për shkak të ndeshjeve të tij në Milano.

Është një nga futbollistët më protagonist që Milani pas 11 vitesh doli sërish kampion i Italisë dhe vështirë se do ta mbajnë në San Siro.

Prej kohësh është përmendur se Real Madridi e dëshiron atë dhe në garë janë edhe Arsenali, Manchester City dhe klube të tjera.

Edhe pse është objektivi i të mëdhenjve dhe të pasurve, lojtari legjendar i Milanit, Filippo Inzaghi beson se Leao duhet të qëndrojë aty ku është.

“Po të isha në vendin e tij, do të qëndroja. Për mua, Milani ka qenë gjithmonë klubi më i mirë. Të vesh një fanellë, të luaj në San Siro.

Leao është i fortë, por mund të jetë edhe më i fortë. Shpresoj se do të bindet. Këtu ai mund të jetë protagonist, në qendër të projektit.

Është një rrezik sepse në City apo Real ai do të përfundojë si një nga të shumtët në skuadër. Nëse do të mund t’i jepja këshilla, do t’i thoja të bëhej pikë referimi për Milanin, që është diçka unike”, tha Filippo Inzaghi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *