“Të luash bingo me Strakoshën”, media italiane bën vlerësimin për gardianin e Shqipërisë

Tomas Strakosha është duke bërë një sezon mjaft të mirë te Lazio, që aktualisht mban vendin e 3-të në Serie A si dhe mposhti Juventusin në Superkupë. Vetëm 24 vjeç, por aftësitë e tij shihen qartë brenda zonës, megjthëse ka ende për të përmirësuar, siç është dalja në lojën në ajër dhe loja me këmbë. E ardhmja e Lazios duket e sigurt në duart e tij dhe këtë gjë e ka treguar edhe media pranë klubit romak, “LazioPress”. “Thomas Strakosha: e tashmja dhe e ardhmja e Lazio”, kështu nis artikulli, që më pas liston edhe statistikat me anë të të cilave portieri shqiptar kthehet në një bast të fituar nga klubi italian.

Të luash bingo me Tomas Strakoshën

“Përmirësimet e shqiptarit vërtetohen me numra. Në gjashtëmbëdhjetë javët e para, Lazio pësoi 16 gola vetëm dy më shumë se Interi, mbrojtja më e mirë e kampionatit me numrin një të Lazios që në pesë raste arriti të ruajë portën e paprekur. Përveç kësaj, duke parë statistikat e pritjeve të bëra , Strakosha është portieri i dytë që ka bërë më shumë ndërhyrje (jo më pak se 56), pas vetëm juventinëve. Statistika interesante që fitojnë vlera të mëtejshme në krahasim me sezonin e kaluar.

Në 2018-2019, pas gjashtëmbëdhjetë raundeve, ishin katër rrjeta të paprekura  (dy prej të cilëve mbërritën me Empoli dhe Frosinone). Për më tepër, për të përfunduar diskutimin, duhet shtuar gjithashtu se krahasuar me dymbëdhjetë muaj më parë, “fantasia e Lazios” është një ekip i përkushtuar ndaj sulmit që kujdeset më shumë për të bërë një gol më tepër sesa të vuajë një më pak. Një faktor tjetër që tani ngjyros figurën e Strakosha”, shkruan në artikullin e vetë “LazioPress”./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online