Te Kukësi e larguan si një dështim, sulmuesi Rangel gjeti parajsën dhe golat në Finlandë

Sulmuesi Rangel ka qenë një prej lojtarëve që nuk është vlerësuar në mënyrën e duhur. Futbollisti brazilian ishte pjesë e Kukësit dy vite më parë, por u largua dhe bileta iu pre vetëm vajtje, pasi ishin të zhgënjyer nga 265 minutat e tij, ku arriti të shënonte vetëm një gol.

Për t’u rikthyer te aventura e fundit, ajo në Finlandë dhe ku gjeti aromën e titullit në elitë me Kupsin. Një parajsë e vërtetë pasi jo vetëm titulli është ngritur, por edhe shumë gola janë shënuar. Lojtari 24-vjeçar ka arritur të shënojë 8 gola në 14 ndeshje, ndërsa edhe vlera është rritur duke shkuar në 450 mijë euro. Një tregues ky që ndoshta duhet të ketë më shumë besim dhe të pritet pak më gjatë, sa i përket lojtarëve të marrë në Superiore, për të mos dhënë menjëherë verdiktin e fundit, atë të largimit. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online