Shvercerat nuk heshtin ndaj padrejtësive. Tifogrupi nga Shkupi ka organizuar një protestë duke kërkuar drejtësi për dy shokët e tyre, Besir Bela dhe Skënder Demiri. Të dy këta persona janë dënuar me 16 vite burg pasi përplasjes që kishin me një prej tifozëve të Vardarit, Nikolla Sazdovski.
Pas grushtave të pësuara Sazdovski do të rrëzohej në tokë për t’u përplasur me një metal që i dha goditjen fatale, duke ndërruar jetë. E për këtë arsye Gjykata e Apelit në Shkup do të jepte dënimin e rëndë për Besirin dhe Skënderin. Madje këta të fundit do të merrnin edhe burgim të përjetshëm, por për shkak se ishin nën moshën 21-vjeçare kanë shpëtuar.
Sa i drejtë është ligji në Maqedoninë e Veriut? Jo edhe aq shumë, i gjithi në kurrizin e shqiptarëve. Nga ana tjetër nuk kemi sesi të harrojmë Almirin 4-vjeçar që u shtyp me makinë nga një maqedonas në Kumanovë pas zënkës që kishte me familjen e vogëlushit të ndjerë.
E kjo tragjedi do të cilësohej si “aksidentale” nga gjykata, për ta dënuar autorin me vetëm 4 vite burg. Për këtë arsye tifogrupi i Shvercerave ka organizuar protestën shembullore duke u kthyer me kurriz nga gjykata dhe duke dhënë shumë mesazhe që shqiptarët të reagojnë për nëpërmkëmbjen që po i bëhet. Gjithashtu ajo që kërkohet është rigjykimi i lëndës për të ulur vitet e dënimit për dy tifozët shqiptarë. /Sport Ekspres/