“Të krijojnë aksione, jo probleme për ekipin”! Murinjo tregon arsyen e acarimit me Dele Alli

Dele Ali ishte një nga lojtarët më të mirë të Totenhamit në kohën kur skuadra angleze drejtohej nga Pochetino. Pas ardhjes së Murinjos në krye të pankinës, 24 vjeçari po kalon një formë të dobët, ku ka humbur totalisht pozicionin e titullarit. Trajneri portugez e ka bërë të qartë se Dele Ali ka potencal, por është shumë dembel në stërvitje dhe për këtë e ka vështirë ta aktivizojë në fushën e lojës.

Pas një kohe të gjatë pa luajtur nën fanellën e Totenhamit, Dele Ali u aktivizua ditën e djeshme në ndeshjen e Kupës së Anglisë ndaj Stoke City. Edhe pse pas një kohe të gjatë, Murinjo u acarua përsëri me djaloshin anglez. Në konferencën për shtyp pas kualifikimit në fazën tjetër të këtij kompeticioni, tekniku portugez tregoi arsyen e mërzitjes.

“ Ndeshja ishte 1-0 për ne dhe ai (Dele Ali) pasoi gabim. Në të vetmin rast për gol ata barazuan. Këto episode nuk i toleroj. Lojtarët e mi duhet të krijojnë aksione, jo problem skuadrës së tyre. Kjo ishte arsyeja që u acarova me të.”- ka shpjeguar Murinjo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *